Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe ish - komandant Çeliku i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj sot ka bërë homazhe në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, në Kleçkë.
Limaj ka thënë se ky kompleks i dëshmorëve është një kopsht i shenjt i lirisë, këtu ku prehen djemtë e këtij vendi të cilët u bënë themel i lirisë së Kosovës, transmeton kp.
“Djemtë që janë këtu e prehen në paqe, heronjtë të Kosovës edhe shumë të tjerë që janë të gjallë së bashku 20 vjet më parë kanë vu trupat e tyre për lirinë e Kosovës dhe kanë mbrojtur mbi 85 mijë banorë të strehuar në këto male dhe ne vijmë për të nderuar dhe vlerësuar jetën e veprën e tyre dhe për të quar mesazhin që liria e Kosovës nuk është falur, është paguar shtrenjtë. Dhe themelet e shtetit të Kosovës janë çdo kund ku ka varreza të dëshmorëve të cilët kanë dhënë më të shtrenjtën për të gëzuar ne lirinë. Lavdi dëshmorëve të kombit...nëse shihni këtu emrat e të rënëve, do të shihni më së miri hartën e shqiptarisë, do të shihni gjeneratat e ndryshme të cilët i bashkoj kushtrimi për lirinë e Kosovës dhe në krye të tyre është heroi i kombit, dëshmori Ismet Jashari, i cili është kthyer në një simbol të heroizmit jo vetëm të Kosovës, por të gjithë kombit shqiptarë”, ka thënë Limaj.
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve
-
Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare