Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar se koalicioni PAN është në bisedime me Behgjet Pacollin, për të marrë përkrahjen e AKR-së për të formuar institucionet.
Ai ka shprehur bindjen se Haradinaj do të arrijë të bëjë shumicën, pa pasur nevojë për mandatar të dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Llogarisim në një subjekt politik. Besojmë se Kosova do t'i ketë institucionet deri javën tjetër. Po bisedojmë me AKR-në dhe grupe tjera politike. Është humbur kohë pa nevojë. Kosova ka qenë dashur t’i ketë deri me tani institucionet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka imponuar këtë situatë, sepse koalicionit fitues i takon propozimi për kryetar të Kuvendit. Unë jam ithtar qe kryetari i Kuvendit të zgjidhet nga ai qe ka më së shumti vota”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.
Ai pret që Kuvendi të konstituohet më 24 gusht, derisa është shprehur se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetareve, sipas tij, nuk definon fuqinë politike të asnjë grupi politik brenda Kuvendit. Limaj ka thënë se mazhorancën e definon formimi i qeverisë.