Ligji për “Trepçën”, i cili parasheh shndërrimin e ndërmarrjes në shoqëri aksionare, ku pjesën më të madhe të aksioneve i merr përsipër Qeveria e Kosovës, nuk është funksionalizuar ende, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo pasi Qeveria, tash e një vit nuk e ka formuar Bordin Mbikëqyrës, i cili parashihet me dispozita ligjore, dhe i cili është parakusht për të vazhduar me përpilimin e Statutit dhe regjistrimin e ndërmarrjes.
Drejtori menaxhues i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka shpjeguar se megjithëse formalisht ndërmarrja është nën menaxhimin e Qeverisë, ky menaxhim nuk është ende funksional pa implementimin e Ligjit, i cili e rregullon mënyrën e menaxhimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Minatorët e “Trepçës” kërkojnë paga më të larta dhe investime në ndërmarrje
-
Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet
- Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve
-
Themelimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore shihet si riaktivizim i një strukture jofunksionale