Kuvendi i Maqedonisë hapi debatin e përgjithshëm në seancë plenare për Ligjin e gjuhës shqipe megjithatë diskutimet akoma vijojnë mbi binaret e ditëve të kaluara.
Opozita vlerëson se në propozim Ligjin për gjuhën shqipe, mbi 90% e neneve janë kundër-kushtetuese dhe akuzon BDI-në se me këtë ligj po tenton të mbulojë aferat e saja korruptive.
Për dallim nga ditët tjera, sot deputetët e shumicës parlamentare replikuan me deputetët opozitarë. Tomisllav Tuntev i LSDM-së, theksoi se flamuri Evropian në ligj nuk është vendosur nga deputetët por nga Qeveria.
Branko Manajllovski nga BDI-ja, ironizoi me përmbajtjen e deklaratave të deputetëve opozitar dhe i kritikoi ato për qasje nacionaliste.
Në seancën e sotme pothuajse të gjithë deputetët janë paraqitur për të marrë fjalën, ndërsa pas çdo fjale, opozita kërkon procedurale dhe replika.
Dinamika aktuale nuk përjashton mundësinë që Ligjin për gjuhën shqipe, ta ndjekë fati i procedurës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, kur debati nuk kishte fund. Ditë më parë, Ligji për gjuhën shqipe kaloi në Komisionin për sistem politik ku leximi i parë u miratua me 9 vota pro dhe 8 kundër.
-
Parlamenti i Maqedonisë e rikthen në rend dite ligjin për gjuhët
-
VMRO kundër Ligjit të shqipes me 35.569 amendamente
-
Ligji për gjuhën shqipe kthehet në Kuvendin e Maqedonisë
-
Ligji për gjuhën shqipe kthehet për rivotim në Kuvendin e Maqedonisë
-
Vazhdon debati për Ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë