Sot në Kuvend e Maqedonisë do të mblidhet Komisioni për Çështje Evropiane në të cilën në rend dite është parishikuar të diskutohet Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve.
Komisioni do të shqyrtojë amendamentet e parashtruara rreth tekstit të propozuar më herët, në leximin e parë. Më pas ligji në lexim të dytë do të shkojë sërish në mbledhje plenare për debat e më pas do të pasojë me deklarimin final të deputetëve rreth këtij teksti.
Nevoja për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve u votua nga deputetët e Kuvendit më 15 nëntor të këtij viti. Votuan“Pro” 66 deputetë, ndërsa 41 “kundër”.
Debati i ligjit të gjuhëve në lexim të parë zgjati 8 ditë, në të tetë ditët deputetët e VMRO-DPMNE-së këtë ligj e vlerësuan si “antikushtetues” dhe “ligj që nuk i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.
-
Vazhdon debati kuvendor për Ligjin e gjuhëve në Maqedoni
-
Ligji i gjuhëve këtë javë shkon për votim në Kuvendin e Maqedonisë
-
Dështon tentimi për të miratuar ligjin e gjuhëve në Maqedoni
-
Ligji për gjuhët në Maqedoni sot para deputetëve, enigmatik epilogu për 35.000 amendamentet
-
Ligji për gjuhët nesër kthehet në Kuvendin e Maqedonisë