Mundësia që të organizohet referendum për çështje territoriale të Kosovës dhe rendin kushtetues, nuk duhet të përfshihet në Projektligjin për referendumin.
Kjo është kërkuar në dëgjimin publik për këtë projektligj të organizuar nga Komisioni për Legjislacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtu është thënë se duhet të riformulohen disa nene për shkak të paqartësive dhe përshtatjes me Kushtetutën e vendit.
Ndërsa riformulim në tërësi të draftit aktual të Projektligjit për referendumin, është kërkuar nga përfaqësues të zyrës së Presidentit të Kosovës.
Gjatë verës së kaluar, presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se kosovarët do të pyeten nëse janë në favor të bashkimit me Luginën e Preshevës nëpërmjet referendumit, ani pse për këtë çështje duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta.