Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligji për procedurat në funksion të kulturës administrative në Prizren

Ligji për procedurat e përgjithshme administrative, që ka hyrë në fuqi nga mesi i vitit të kaluar, ofron më shumë zgjidhje të reja për procedurat administrative dhe siguron më shumë të drejta për palët e përfshira në procedura administrative, është thënë të enjten gjatë një takimi publik në Prizren me aktorët e përfshirë në zbatimin e këtij ligji.

Është theksuar se për zbatimin e tij nevojitet angazhimi i institucioneve, por edhe insistimi i palëve që janë pjesë e procedurave administrative, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Departamentit ligjor në Ministrinë e Administratës Publike, Naser Shamolli, ka bërë të ditur se takimi në Prizren është i natyrës sensibilizuese për aktorët e përfshirë në zbatimin e LPPA-së./F.Minci

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)