Qeveria e Maqedonisë ka shprehur keqardhje për vendimin e presidentit, Gjorgje Ivanov, për të mos e nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Me këtë rast duam që edhe njëherë të theksojmë se të gjitha pjesët e zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës. Me këtë ligj e avancuam përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni. Motivi për sjelljen e këtij ligji është kujdesi për të gjithë qytetarët, me ë cilët ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Qeverisë, transmeton kp.
Në kumtesën e qeverisë gjithashtu theksohet se, “Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar në politika, të cilat e ndërtojnë Maqedoninë si shtet i qytetarëve në të cilin jetojnë: maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, rom, boshnjak, ndërsa politikat për përdorimin e gjuhëve do të pasqyrohen sipas nevojave të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike në vend”.
-
Ka nisur përdorimi i gjuhës shqipe nga Qeveria e Maqedonisë
-
Ivanovi e quan shkelje të kushtetutës shpalljen e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni
-
Ligji i gjuhëve në Maqedoni gjatë javës publikohet në Gazetën Zyrtare
-
Ligji për shqipen në Maqedoni hyn në fuqi së bashku me Marrëveshjen për emrin
-
Ligji për gjuhët mbetet peng i Ivanovit