Liderët e vendit kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këtë herë në veçanti u ka uruar festën bashkatdhetarëve në mërgim e që nuk patën mundësi të vijnë në Kosovë.
“E pazakonta e pandemisë u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla por që kontributi i tyre është i madh. Edhe pse jeni privuar nga lutjet tuaja në xhami, mirëkuptimi që e keni përcjellë është angazhim i solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të secilit prej nesh”, ka thënë Kurti. Ndërkaq, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka potencuar se rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, andaj ka bërë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm me disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate, transmeton KOHA.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uroi besimtarët myslimanë. Përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo ditë feste shërben për ta na afruar dhe për t`iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në sajë të këtij angazhimi!
-
Urimi i liderëve për Kurban Bajramin përcillet me lutjet për kujdes ndaj pandemisë
-
Kurti: Kurban Bajrami është ftesë për secilin që të angazhohet për barazi
-
Liderët politikë urojnë Fitër Bajramin, duke përmendur sakrificën e solidaritetin
-
Kurti në festën e Bajramit bën thirrje për më tepër solidaritet
-
Osmani: Për Bajram, ta shtrijmë dorën e mirësisë dhe bujarisë