Ambasada e Britanisë së Madhe e akredituar në Beograd, ishte nikoqire e takimit të ambasadorëve “miqtë e jugut”, në të cilën morën pjesë Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, z/kryetarja e Komunës së Medvegjës Leme Xhema dhe kryetari i organit të përkohshëm në Preshevë, Shqipërim Arifi.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në këtë takim të nivelit të lartë ndërkombëtarë, ka paraqitur gjendjen politike në Luginë të Preshevës dhe kërkesat e shqiptarëve drejtuar autoriteteve në Beograd, të cilat,janë heshtur karshi premtimeve të dhëna, thuhet një njoftim, transmeton Koha.net.
Përfaqësimi në institucionet publike, çështjet e arsimit dhe njohja e diplomave, eliminimi i pengesave në privatizim, ishin disa nga temat, për të cilat Kamberi kërkoi të gjendet zgjidhje. Prezenca e vazhdueshme e Bashkësisë ndërkombëtare në Luginë të Preshevës, nga Kamberi u cilësua si nevoja më elementare për ta detyruar qeverinë në Beograd, që të nis gjetjen e zgjidhjeve për këto tema.
Gjithashtu, bëhet e ditur se baza e kërkesave të shqiptarëve sipas Kamberit, është Plani 7 pikësh, realizimi i të cilit sjell stabilitet politik dhe ekonomik në rajonin e varfër të Luginës së Preshevës.
Në takimi, përveç nikoqirit, Ambasadorit Denis Keef, ishin prezentë edhe ambasadori i SHBA, Norvegjisë, Belgjikës, Holandës, shefi i misionit të OSBE-së, pastaj përfaqësues nga Ambasada Gjermanisë, zvicerane, turke, italiane dhe disa ambasada tjera.
-
Kamberi: Shqetësuese gjendja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës
-
Kamberi ia tregon Hillit sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës
-
Kamberi kërkon prezencë më të madhe të SHBA-së në Luginë
-
Shqiptarët e Luginës kërkojnë mbështetjen e SHBA-së
-
Shqiptarët në Serbi kërkojnë të drejta të njëjta me ato të serbëve të Kosovës