Në Shqipëri, para pak ditësh është licencuar bursa e parë private.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i bordit të autoritetit të mbikëqyrjes financiare, Pajtim Melani tha se janë krijuar kushtet për hapjen e një burse private në Shqipëri sepse shoqëritë shqiptare private janë maturuar dhe do të jenë të afta për t'u licencuar në bursë për të tregtuar.
Zoti Melani ndodhet në Washington për të marrë pjesë në një aktivitetet disa ditor të organizuar nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Bursës.