Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bursa e tregtimit të energjisë, së shpejti dhe Shqipëri

Qeveria shqiptare ka në objektivin e saj të bëjë funksionale një bursë të tregtimit të energjisë brenda këtij viti.

Bordi i Entit Rregullator, ka miratuar në fillim të këtij viti, specifikat se si do të funksionojë Bursa e Energjisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime nga ministria e Energjisë, bëjnë te ditur se, planet fillestare për ngritjen e saj kanë qenë për në mars të këtij viti, mungesa e ekspertizës së thellë teknike dhe përvojës e kanë shtyrë funksionimin e saj për më tej, shkruan KP.

“Me funksionimin e saj, energjia do të tregtohet me çmime reale, teksa prodhuesit publikë dhe privatë të energjisë dhe tregtarët, nga ana tjetër, do të jenë më të qetë, nga ky fakt. Krijimi i Albania Power Exchange (APEX), do të jetë në përputhje me zbatimin e politikave të energjisë dhe me standardet e Bashkimit Evropian dhe integrimin në tregun rajonal të energjisë”, thonë ekspertët.