Aktakuza e rastit “Stenta” arriti të lexohej një vit pas ngritjes së saj. Pas shtyrjeve të shumta të shqyrtimit fillestar në rastin e njohur “Stenta”, të premten u bë leximi i aktakuzës së ngritur ndaj 63 të akuzuarve, përfshirë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani. Leximi nga prokurorja Florije Salihu-Shamolli u bë edhe pa prezencën e mjekut Hajdin Çitaku. Kjo gjë u kundërshtua nga avokatët mbrojtës, shkruan sot Koha Ditore.
Avokatët Arianit Koci dhe Behar Ejupi kërkuan nga gjykatësja e rastit, Shadije Gërguri, që të mos vazhdohet me leximin e aktakuzës, meqenëse në gjykatë nuk është njëri nga 63 të pandehurit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati Ejupi, i cili në këtë rast mbron drejtorin e Spitalit Turk, Ali Hocaoglu, tha që ajo që po e bën prokurorja nuk është ligjore.
“Është shkelje të drejtave të pandehurve”, tha ai. Ankesa nuk u fut në procesverbal, ndërsa avokatit gjykatësja i ka shqiptuar vërejtje...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.