Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Lëvizje e zakonshme”, Njësia Speciale niset për në veri

Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protesta të premten lidhur me kundërshtimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë në formën siç kërkon Serbia.

Mediat në Kosovë por edhe ato serbe gjatë të premtes kanë raportuar se Kosova po dërgon Njësinë e saj Speciale në veri për shkak të këtyre protestave.

Mirëpo, Policia e Kosovës e mohon se Njësia Speciale ka shkuar sot në drejtim të veriut për ndonjë aktivitet të caktuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për KOHËN se lëvizjet e Njësisë Speciale janë të zakonshme.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç'do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, ka thënë Kelani.

Ndërkohë, KOHA ka mësuar jozyrtarisht se protesta e serbëve në veri pritet të fillojë në ora 12:00 dhe do të zhvillohet në formë ecjeje në sheshin “Car Lazar”.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë, duke hapur vendvotime në komunat me shumicë serbe, pa marrëveshje ndërshtetërore. Kjo është refuzuar nga Serbia që po e sheh si njohje të shtetit të Kosovës. 

Edhe Lista Serbe mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar, Burjani: E paligjshme Zgjedhjet lokale Lista Serbe mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar, Burjani: E paligjshme

Sipas Qeverisë së Kosovës, serbët e Kosovës mund të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Kundërshtimi i Kosovës që zgjedhjet serbe të zhvillohen në Kosovë është kritikuar nga vendet e QUINT-it sipas të cilave ky vendim minon aspiratat evropiane të Kosovës.