Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lëvizja Vetëvendosje anëtarësohet në Grupin Socialist të Këshillit të Evropës

Aida Dërguti, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, është një prej përfaqësueseve të delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili po zhvillon këto ditë punimet në Strasburg.

Nëpërmjet deputetes Dërguti, Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar për t’u bërë pjesë e grupacionit të partive social-demokrate të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky grupacion njihet me emrin “Grupi Socialist” i Këshillit të Evropës, dhe në të bëjnë pjesë të gjitha partitë evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik.

Aplikimi i Lëvizjes Vetëvendosje është miratuar zyrtarisht ditën e djeshme nga Grupi Socialist, ku sot e tutje Aida Dërguti merr pjesë si anëtare.

Është hera e parë që një përfaqësues i Kosovës bëhet anëtar i këtij grupimi, dhe deputetja Dërguti synon që ta shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi për të çuar përpara interesat e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar, si dhe vlerat e solidaritetit dhe luftën kundër pabarazisë.

Image