Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lëvizja Malazeze-Hercegovase ofron 1.000 vullnetarë për serbët në Kosovë

Lëvizja Malazeze-Hercegovase pasi ka dënuar aksionin e policisë speciale ROSU në veri të Mitrovicës dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, raportohet se ka ofruar 1000 vullnetarë t’i dërgojë në Kosovë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.

“Nëse ndodh përshkallëzimi i konfliktit dhe Ushtria e Republikës së Serbisë detyrohet të reagojë ushtarakisht, Lëvizja Malazeze-Hercegovase do t’i vërë në dispozicion Ushtrisë së Serbisë 1000 vullnetarë të gatshëm për të mbrojtur atdheun”, thuhet në komunikatën e saj që e raportojnë sot mediat e Beogradit.