Arbëri

Letra befasuese

Foto: Koha

Si u arrit konsensusi politik në Kosovë për të kërkuar ndihmë në Gjermani?

1.

Hulumtuesit e Universitetit të Harvardit botuan një parametër të rëndësishëm për daljen e Amerikës nga karantina. Sipas tyre, SHBA-ja duhet të arrijë t’i bëjë 150 teste për 100 mijë banorë, në vend të 45 sa i kryejnë sot në mënyrë që të mund ta mbikëqyrin shpërndarjen e infektimeve.

Në vlerësimin e tyre, me këtë numër testimesh, do të arrihej të kuptohej me të vërtetë se si shkon shkalla e infektimeve në shoqëri, e rrjedhimisht me këtë do të ndërmerrej lehtësimi apo kufizimi i masave të distancimit social. Do të përdoreshin, në këtë kuptim, përvojat e mira të Gjermanisë e të Koresë së Jugut, vende të cilat kanë për bazë orientuese përqindjen e të infektuarve në krahasim me numrin e të testuarve. Nga numri i përgjithshëm i testimeve, Gjermania mbahet te 10 për qind infektimesh, ndërsa Koreja e jugut te 3 për qind. Kufiri i “bashkëjetesës” me virusin është 10 për qind.

Në kontekst kosovar, gjendja duket kështu. Përqindja e të infektuarve në raport me të testuarit është 10.9, por numri i testeve është shumë i ulët. Për momentin, mund të bëhen 600 deri në 700 teste në ditë, ndërsa Kosovës i nevojiten 2.550 teste në ditë, në mënyrë që ta mbërrijë parametrin e Harvardit. Nuk është se Kosova nuk ka dëshirë: problemi është se nuk ka teste të mjaftueshme, e edhe po t’i kishte, është vetëm një laborator që i trajton testet.

2.

Kjo analizë iu dërgua të gjithë liderëve politikë në Kosovë.

Filluan konsultimet brenda partive; në çdonjërën kishte njerëz që janë marrë shkencërisht me ndonjë fushë të veçantë dhe për ta problemi i kuantifikuar bëhet problem i zgjidhshëm. Te të gjithë u konstatua se detyra ishte që duhet siguruar, brenda dy javëve të ardhshme, teste të mjaftueshme dhe tre laboratorë, me gjithë staf mikrobiologësh. Një detyrë e këtillë tejkalon kornizën e importit: po të dalësh sot në treg për të blerë teste do të hysh në listë pritjeje disajavore apo mujore. Edhe testet e porositura kaherë e të kontraktuara dhe paguara blihen nga furnizuesit me para të gatshme për çmim shumëfish më të lartë. Disa shtete, si Izraeli, e kanë angazhuar shërbimin e vet të njohur sekret (Mossad) për të gjetur sasinë e nevojshme të pajisjeve për vendin. Edhe po t’i gjesh të gjitha materialet, nuk ke mikrobiologë të mjaftueshëm.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.