Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lenjani i sqaron arsyet e aktakuzës

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka njoftuar se ndaj tij është ngritur aktakuzë, e për të cilën ka thënë se është njoftuar nga mediat.

Ai e ka quajtur gabim teknik moslajmërimin e biznesit të gruas së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

“Ju njoftojë për hir të korrektësisë se pas një gabimi tim teknik e të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar përmes xhirollogarisë e të cilën e kam dëshmuar në AAK. Kurse sa i përket të ordinancës së gruas me emrin ‘OS ORAL DENT’ i regjistruar me numër të Biznesit 810152728 moslajmërimi është bërë si pasoj e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK “, ka thënë ai.

Lenjani ka sqaruar se një gjë e tillë nuk ishte e qëllimshme dhe ka ardhur si pasojë e ngarkesës së punës.

“Po ju premtoj dhe garantoj se është një gabim teknik por jo i qëllimshme, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente QKUK dhe këtë e dëshmoj para Gjykatësit të Gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime”, ka shkruar ai.