Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lëkundje tërmeti me epiqendër në veri të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në Shqipëri, njoftojnë mediat e Tiranës..

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me epiqendër 6 kilometër në verilindje të Lezhës, në Rrubik, me forcë 3.1 ball.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 13:35, tre ditë pas lëkundjes së fortë që u ndje të dielën, me epiqendër po në Lezhë që ngjallën panik tek qytetarët, por për fat ët mirë nuk u regjistruan të lënduar apo dëme materiale.