“Problemet me EULEX-in” është kryeteme e së dielës në Koha Ditore
Në shkrimin kryesor mund trajtohet lëkundja e besimit në Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit skandaleve të fundit, luftën e munguar kundër korrupsionit, kontributi i këtij misioni dhe gatishmërinë e institucioneve vendore të veprojnë pa mbështetjen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Papërgjegjësia për dështimet në Kosovë është e përbashkët” është komenti i Agustin Palokajt për temën e së dielës.
Në intervistë shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou zotohet për ndëshkimin e keqbërësve brenda misionit që ajo udhëheq.
Reportazhi i së dielës sjellë rrëfimin për tetë shtëpitë dhe nëntë kafenetë e dikurshme të Stantërgut.
“Pse i urrejmë gratë e despotëve” dhe “Lufta për viktimat pa zë të Meksikës” janë shkrimet që zënë vend në faqet e botës.
Në “shtatë shkronja” drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Arteve tregon se pse në art nuk ka gënjeshtër.
“Kompleksi i inferioritetit kulturor” është fejtoni i tretë për politikat ballkanike.
Për jetën e vështirë të banorëve të fshatit Plemetin të Obiliqit, në Kosovarçe vjen shkrimi “Jeta e mykur”.
Nga rubrika e kulturës mund të lexoni për “piktorin që e gjen bukurinë midis kaosit” dhe “koreografen në kërkim të vazhdueshëm për hapa të rinj”
Këtë të diel “monument” sjell pallatin që lidhet me kthesat historike të Kosovës.
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti mund të lexoni për Vullnetin plotë vullnet dhe regjisorin e lojës së Drenicës.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.