Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështimet e EULEX-it, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

“EULEX: Mbyllja e kapitullit të dështuar”, është kryetitulli i së dielës në Koha Ditore.

Shkrimi kryesor me të njëjtin titull, flet për kapitullin e dështuar të këtij misioni dhe mandatin e ri të reduktuar, vazhdimin e qëndrimit të EULEX-it në Kosovë përkundër dështimeve, mospërmbushjen e pritjeve dhe zhytjen në afera korruptive.

“Një histori për t’u harruar”, është komenti i Agron Bajramit për temën e së dielës.

Në një intervistë, analisti gjerman, Bodo Weber, tregon se pse EULEX-i nuk ka mundur të funksiononte krejtësisht i pavarur nga ndikimet politike.

Rrëfimi i së dielës për 19-vjetorin e çlirimit të Kosovës sjell sfidën e zgjedhjes së refugjatëve shqiptarë mes vendlindjes dhe Perëndimit.

“Parku muze i shtatoreve të komunizmit” dhe “Joshja drejt vdekjes” janë dy prej shkrimeve në faqet e botës.

“Masa nuk e di cila është e vërteta”, është konkludimi në 7 shkronjat e Agim Selimit.

Fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan, flet për partitë politike - si mënyrë të arritjes së synimeve personale.

Kosovarçe sjell pritjen e Prizrenit për kthimin e dinjitetit.

“Artistja që me art eksploron historitë reale” dhe “Dy rrëfime prapa ndriçimit të skenës”, janë shkrimet që zënë faqet e botës.

“Selamllëku që pret mysafirët dhe mban gjallë një zanat” është historia e radhës në “Monument”.

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohen ai për takimin e kampionit Kosovar me Trumpin dhe qendrën e ardhshme të Kosovës.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

Artikuj të ngjashëm