Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, u ka premtuar sindikalistëve të kontrollit ajror se do të shtyjë përpara amandamentimin e ligjit për dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin profesional të aviacionit civil në agjencitë tjera.
Në një takim me sindikalistët dhe drejtorin e Agencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, “Lekaj ka shprehur gatishmërinë për t’u dhënë atyre statusin meritor të njëjtë me kontrollet ajrore në vendet e Bashkimit Evropian”.
Lekaj u takua me kontrolluesit ajrorë pasi ata shprehën shqetësimin për përfshirjen në Ligjin për Paga.
Në fund të një njoftimi nga MI-ja thuhet se palët kanë rënë dakord që të vazhdohet me kryerjen e punëve pa ndërprerje.
-
Ndërpritet greva e kontrollorëve të trafikut ajror
-
Këshilltarët e Lekajt me kompetenca të shërbyesve civilë për kontrollimin e projekteve milionëshe
-
Zbatimin e Ligjit për Paga s’e duan as kontrollorët ajrorë, paralajmërojnë masa sindikale
-
Kontrollorët e Trafikut Ajror pezullojnë grevën, presin deri në shtator për plotësim të kërkesave
-
MIT mirëpret pezullimin e grevës nga kontrollorët ajror