Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punimet për hapjen e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, te Shtupeqi i Madh, ku ka pasur rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve.
“Qytetarë të Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që në rrugën nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht në Shtupeq i Madh, kilometri i 13'të, të shkaktohen rrëshqitje të dheut e të gurëve e rrjedhimisht të ketë bllokim të rrugës. Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes, po punohet edhe në këto momente që të lirohet për qarkullim kjo rrugë. Reshjet po vazhdojnë e kjo mund të përkthehet në rrëshqitje të tjera në këtë segment, prandaj ju paralajmërojmë që të jeni të kujdesshëm gjatë lëvizjeve”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij në Facebook.
“Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës sipas nevojës, prandaj një mirëkuptim dhe kujdes i dyanshëm do të nënkuptojë siguri më e madhe për të gjithë”, ka thënë tutje Leka.