Kryetari i Grupit Parlamentar, Pal Lekaj përmes profilit të tij në facebook, e ka dhënë ketë mesazh në 10 - vjetorin e dokumentit të Marti Ahtisarit për Kosovën, i cili u bë në vitin 2007 dhe që i hapi rrugën shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sot dhjetë vjet me parë Kosova ishte protektorat, por që dinamika e angazhimit të kryeministrit Haradinaj në atë kohë dhe veprimet e tij prej burreshtetasi të vërtetë, bëri që të plotësohen "standarde para statusit" dhe Kosova të marrë pavarësinë si e drejtë e patjetërsueshme e vullnetit të popullit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPropozimi gjithëpërfshirës për Kosovën i presidentit Ahtisari në vitin 2007, ishte një dokument i cili e hapte rrugën për një Kosovë të pavarur, stabile, të zhvilluar e demokratike, e që do të kishte mbështetje nga miqtë dhe bota demokratike.
Sot kur jemi në 10 vjetorin e këtij propozimi, Kosova është e pavarur, por nuk është stabile, zhvillimi ekonomik është i mangët e demokracia është gati sa e rrezikuar.
Kushtetuta e saj është moderne, por e cila në vazhdimësi është rrezikuar seriozisht nga pushteti e nga disa individ që nuk e kanë pranuar demokracinë të cilën kjo kushtetutë e promovon. Gardiani i saj, Gjykata Kushtetuese duke qenë e ndikuar nga politika ka nxjerrë shpesh vendime që kanë rënë ndesh me vullnetin qytetarë dhe frymën e kësaj Kushtetute.
Gabimi po vertetohet edhe në rastin e Maqedonisë, ku atje po rezulton që ata që i krijojnë numrat, mund ta krijojnë qeverinë, pavarësisht nëse i kanë fituar zgjedhjet ose jo!
Kosova edhe sot është në një dialog i cili nuk po rezulton me ndonjë të arritur.
Kosova e sotme ka nevojë për ndryshime në mentalitetin qeverisës e të mos sillemi sikur para 10 vjetëve kur ishim nën protektorat.