Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij po e stimulon procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është duke u përballur me krizë ekonomike.
Sipas tij, çmimet janë dyfishuar që nga viti i kaluar, rrogat janë të njëjta dhe ikja e qytetarëve është shtuar.
“Çmimi i 1 Ton Pelet 600 €- trefishim nga viti 2021, çmimi i drurit 80€/m - dyfishim nga viti 2021, çmimi i Bukës 60 Cent - dyfishim nga viti 2021, çmimi i vezëve 4,50 Cent - dyfishim nga viti 2021, çmimi i energjisë elektrike - dyfishim nga viti 2021( plus me mungesë dhe krizë energjetike), rroga e Njëjtë - dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021”, ka shkruar ai.
Ai ka pyetur se çfarë duhet të bëjnë qytetarët gjatë dimrit.
“’Me krejt dhe drejt’ e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
-
Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
-
Fluturojnë, fluturojnë... çmimet
-
PDK: Me bllokadë politike e rritje çmimesh, Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve
-
Qytetarët kërkojnë nga qeveria e re ulje të çmimeve të produkteve ushqimore
-
Kurti pret kthimin e diasporës: Kosova po lulëzon, ekonomia në Gjermani buzë recesionit