Sipas ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosovës i kanë mbetur dy të vërteta që duhet të materializohen.
Në Facebook, Lekaj ka shkruar se në ditët, muajt e vitet e ardhshme duhet që “ekipet e ekspertëve kur të bëjnë delimitimin e vijës kufitare duhet të marrin parasysh të gjeturat dhe faktet dhe të bëjnë të vërtetën e vijës kufitare”.
Pika tjetër sipas tij është që Bashkimi Evropian “duhet të bëjë të veten tutje dhe të marrë vendimin me të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, atë për t'i dhënë shansin që të lëvizin lirshëm në zonën schengen”.
Me votimin pro, sipas Lekajt, Kuvendi luajti rolin që i takon.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Palokaj: Kosova t’i shfrytëzojë mjetet e liruara nga BE-ja, ndryshe mund t’i humbasë një pjesë të tyre
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Palokaj: E çuditshme që nuk ka Ministri të Integrimeve Evropiane, BE-së i duhet adresë