Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, me të cilin kanë diskutuar për ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore.
Ai ka shkruar në Facebook se është njoftuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil se Kompania e njohur Eurowings, pjesë e familjes Lufthansa, nga qershori do të shtrijë operimin e saj në Kosovë.
Sipas tij, e fillon me stacionimin e aeroplanit të parë në ANP “Adem Jashari”, për të vazhduar më pas edhe me hapjen e qendrës trajnuese dhe punësimit të vendasve.
“Krahas kësaj, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, më informoi edhe për zhvillime dhe të arritura të tjera të institucionit që ai drejton. Në veçanti diskutuam për veprimet e ndërmarra për rritjen e sigurisë, ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore. Ritheksova edhe njëherë zotimin tim për të siguruar trajtim meritor për personelin e aviacionit brenda administratës së shtetit”, ka shkruar ai në Facebook./KosovaPress/
-
Abrashi kërkon që aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” të jetë konkurrues me aeroportet e rajonit
-
“Eurowings” garanton siguri, higjienë dhe cilësi të ajrit në kabinë
-
Qeveria thotë se shmnagu Arbitrazhin me shkarkimin e drejtorit të AACK-së, Berisha e quan vendimin politik
-
Berisha e quan “të jashtëligjshëm” vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij
-
Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil, Eset Berisha