Kitaristi klasik, 11-vjeçari Ledion Halitaj është shpallur “Evropiani i Vitit” nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në një ceremoni të organizuar të enjten nga Zyra e BE-së në Prishtinë për Ditën e Evropës, shefi i kësaj zyre, Tomas Szunyog, ia dorëzoi këtë çmim 11-vjeçarit, i cili ka fituar 15 çmime në festivale ndërkombëare në Kosovë dhe në mbarë Evropën, si dhe katër çmime publike.
“Ky kitarist klasik 11-vjeçar jashtëzakonisht i talentuar është një model i vërtetë dhe një fener shprese. Më shumë të rinj kosovarë duhet të zgjedhin artin si thirrjen e tyre. Urimet e mia të sinqerta për Ledionin dhe familjen e tij. Dua të falënderoj edhe kandidatët e tjerë, duke përfshirë Gordana Gjoriqin, Indra Jasharin, Driton Kukën dhe Egzon Sylën e FSK-së”, ka thënë Szunyog.
Halitaj nga ana tjetër është shprehur i lumtur për çmimin e fituar të enjten dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.
“Jam shumë i lumtur që po e ndaj me ju lajmin që e kam fituar çmimin ‘Evropiani i Vitit’. Këtë çmim e kam falë votave që më keni dhënë, prandaj i falënderohem me gjithë zemër secilit prej jush që ka votuar për mua. I falënderohem edhe Zyrës së Bashkimit Evropian dhe të gjitha ambasadave të shteteve të BE-së që funksionojnë në Kosovë që fillimisht më kanë përzgjedhur në mesin e pesë të nominuarve për këtë çmim. Por, një falënderim të veçantë e kam edhe për familjen time dhe të afërmit që më japin mbështetje të pakursyer gjatë gjithë kohës dhe për profesorin, Erhan Mujka”, është shprehur ai.
Edhe
Pianistja e re nga Kosova dëshmon talentin në Vjenë
Halitaj fitoi çmimin e tij të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Transilvani, Rumani, kur ishte vetëm nëntë vjeç.