Pozita e Kryeinspektori të punës është duke u mbajtur jashtëligjshëm me ushtrues detyre që nga shtatori i vitit të kaluar. Si ushtrues detyre në këtë pozitë, është caktuar Valon Leci.
Kjo, pasi që ish-kryeinspektori Basri Ibrahimi, në fund të majit të vitit të kaluar, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i “Trepçës”. Bazuar në Ligjin për shërbyes civilë, një pozitë nuk mund të mbahet me ushtrues detyre më shumë se 3 muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Konkursi për këtë pozitë ishte hapur nga Ministria e Administratës Publike e qeverisë së kaluar, por ishte anuluar pasi që Ligji për shërbyes civilë, bazuar në të cilin ishte hapur, ishte shfuqizuar nga Ligji për zyrtar publikë. I njëjti ishte kthyer prapë në fuqi, pasi që Ligji për Zyrtarë Publikë, është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Por, procedurat e konkursit për kryeinspektor nuk kanë vazhduar më, pasi që vendi ka shkuar në zgjedhje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kontestohet ligjshmëria e konkurseve në Inspektoratin e Punës
-
Inspektorati i Punës ndalon punën në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë
-
Ambasada e Britanisë pas emërimit të Gashit: Presim sistem prokurorial të pavarur dhe llogaridhënës
-
Kryeprokurori Gashi zotohet për forcim të sundim të ligjit
-
BE: Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë