Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lebert shpreh gatishmërinë për ndihmë Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebert, me të cilin kanë diskutuar për prioritetet në sektorin e drejtësisë, reformat në fushën legjislative, me theks të veçantë në avancimin e kornizës ligjore në fushën penale dhe civile.

Tahiri shprehu përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, krahas pritjeve të qytetarëve dhe modeleve më të avancuara demokratike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu ministri Tahiri e njoftoi ambasadorin Lebert për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane.

Ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebert, ka potencuar edhe njëherë mbështetjen e shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim bilateral.