Tirane, 23 janar - Shqipëria renditet mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019.
Prestigjiozja e përditshme 'Le Monde' ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve të preferuara që duhet vizituar gjatë këtij viti.
“MIRËMËNGJES , dhe me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Edhe Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.
”Vendasit i kanë ruajtur me dinakëri për vete plazhet dhe gjiret e detit për dekada të tëra. Por tani, Lonely Planet e ka quajtur vendin një destinacion të mirë për 2019. Mund të vini bast se është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet një Kroaci e re”, shkruan “The Sun”.
-
“Lonely Planet” zgjedh Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira në botë për pushime më 2019
-
CNN: Shqipëria, një perlë mesdhetare
-
“Financial Times” e rendit Shqipërinë si destinacion turistik për 2020-n
-
CNN: Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019
-
Shqipëria vendi i dytë më i mirë për turizëm, sipas “Travel Awaits”