Përmes një reagimi drejtuar mediave Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka cilësuar dëshpëruese e veprime të ulëta, atë që e tha sot në konferencë për media, numri dy i PDK-së, Uran Ismaili.
“Këto janë përpjekje e veprime të ulëta dhe dëshpëruese të z. Ismaili për ta shpëtuar shefin e tij, për të cilin në këto video incizime, thuhet se i kanë dhënë 200 mijë euro, për të cilën duhen dhënë fjalën e fundit organet e drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së.
“Mbi të gjitha dhe përfundimisht, duhen vënë para drejtësisë ata që kanë marrë e dhënë mito e fajde”, thuhet më tej në njoftim.
Reagimin e plotë të LDK-së mund ta lexoni më poshtë
Edhe
PDK: Vendimet për spitalin në QKUK u morën më 2015, kur LDK drejtonte MSH-në e VV Komunën e Prishtinës
Sot, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili paska tentuar që të fajësojë zyrtarët e lartë të LDK-së për aferat e partisë së tij. Edhe kjo ndodhë nga të papërgjegjshmit!
Në video incizimet e publikuara ditët e fundit, vërehet qartë që nuk kërkohen mito e fajde për leje të ndërtimit, lokacion të ndërtimit apo për licensë të Spitalit.
Video incizimet janë publike, dihet qartë në ato video për çka kërkohet e ofrohet mito e fajde. Aty nuk kemi parë asnjë njeri të lidhur me LDK-në, por me PDK-në.
Tani, sipas ministrit të Veselit qenka fajtor ekzistenca e Spitalit, që njerëzit paskan kërkuar fajde, duke u thirrur edhe në shefin e tij!?
Këto janë përpjekje e veprime të ulëta dhe dëshpëruese të z. Ismaili për ta shpëtuar shefin e tij, për të cilin në këto video incizime, thuhet se i kanë dhënë 200 mijë euro, për të cilën duhen dhënë fjalën e fundit organet e drejtësisë.
Plotësisht pajtohemi dhe i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të hulumtojnë dhe të vërtetojnë nëse ka pasur mito e fajde gjatë ndarjes së lokacionit dhe dhënies së lejes së ndërtimit nga Komuna e Prishtinës ose gjatë dhënies së licencës nga organet përgjegjëse.
Edhe
PDK-ja e përfshin LDK-në në aferën “Dalladaku”, kjo parti reagon ashpër
Mbi të gjitha dhe përfundimisht, duhen vënë para drejtësisë ata që kanë marrë e dhënë mito e fajde. Emrat që përmenden në video, zyrtarë të lartë të PDK-së apo njerëz të afërm me ta, kanë marrë besimin e qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar jetën e tyre. Prandaj, të lartpërmendurit, duhet të përgjigjen para ligjit dhe para qytetarëve të Kosovës.
Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.
-
Ismaili ia hedh fajin Komunës së Prishtinës për spitalin privat në QKUK, nuk e përmend lejen e Thaçit
-
Avdyli: LDK-ja s'është kundër ngritjes së pagave për punëtorët shëndetësorë, Ismaili s’i beson as vetes
-
Ismaili s’sheh bashkëpunim PDK-LVV: Kurti e luan rolin e një fëmije të lazdruar që s’mund ta ndalë veten