Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, së bashku me deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në “Tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë mbi Procesin e Integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor në Perspektivën Rajonale “ e cila po mbahet në Bruksel. Tryezë kjo e organizuar në kuadër të Programit Mbështetës të Parlamentit Evropian për parlamentet e vendeve të zgjerimit.
Në sesionin e parë të kësaj tryeze u diskutua për Agjendën e reformave dhe zbatimin e tyre sa i përket Procesit të Integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor me ç’rast Hoti theksoj se LDK-ja mbetet e përkushtuar të mbështes reformat që duhet të ndërmerr Kosova për ta përgatitur vendin për anëtarësim në BE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë diskutimit për Instrumentin Financiar të Para – Anëtarësimit ( IPA II ), Hoti theksoj se “ Pavarësisht se Fondet IPA po ndihmojnë Kosovën ato duhet të kenë një planifikim shumë më efikas dhe të mirë koordinuar me qeverinë dhe akterët e tjerë, përfshirë këtu edhe trupat parlamentare që merren me buxhetin dhe zhvillimin ekonomik. Gjithashtu duhet investuar edhe me shumë në ngritjen e kapaciteteve teknike të vendit, në mënyrë që të përmbushen obligimet e marra lidhur me këto fonde.”
Hoti theksoj “IPA është instrument politik i cili u mundëson vendeve të Ballkanit Perëndimor të ngjajnë më shumë me BE – në andaj edhe u duhet publicitet dhe llogaridhënie më e madhe për efektin e këtyre fondeve. Po ashtu Fondet IPA duhet gjithmonë të jenë të kushtëzuara me reforma dhe me bashkëfinancim në veçanti, pasi kjo e fundit e rrit pronësinë e qeverisë mbi reforma dhe procese, duke bërë kështu që reformat të mos shihen si obligim karshi BE – së por si të nevojshme për vendin.”
Po ashtu Hoti paraqiti edhe shqetësimin e Grupit Parlamentar të LDK – së lidhur me vonesat e konsiderueshme që po bëhen në shpenzimin e Fondeve IPA, duke theksuar se vonesat e tilla po bëjnë që disa nga reformat të humbasin momentumin si dhe interesimin e qytetarëve.