Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta kundërshtojë rolin e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë. Sipas LDK-së, Thaçi ‘pa asnjë autorizim, ende pa nisur mirë dialogu me Serbinë, i ka hequr të gjitha vijat e kuqe’.
“Për LDK-në, shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.
Sipas Hotit, presidenti Thaçi nuk ka kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik për të udhëhequr dialogun.
Ai tha se për LDK-në, vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë: integriteti territorial i Kosovës, karakteri unitar i shtetit dhe respektimi i frymës së Kushtetutës të Republikës të Kosovës në marrëveshjen që arrihet.
Rezultati përfundimtar i dialogut sipas LDK-së, duhet të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy shteteve, i cili arrihet vetëm me njohje reciproke.
-
LDK: Kuvendi urgjentisht t’i vendosë vija të kuqe Thaçit
-
Hoti: Dialogu duhet të udhëhiqet vetëm nga Qeveria
-
LDK-ja “ngrin” rezolutën për dialog një ditë para takimit Thaçi-Vuçiq
-
Insistimin e LDK-së për seancë kundër “korrigjimit të kufirit” PDK-ja po e sheh si ikje nga përgjegjësia
-
Hoti: Dorëzuam kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog