Lidhja Demokratike e Kosovës e akuzuar Qeverinë se i ka mashtruar qytetarët duke u premtuar përballueshmëri të kostos së jetetës, ndërsa thonë se produktet bazike janë shtrenjtuar për 50 për qind.
Sipas LDK-së, premtimi i Qeverisë është mashtrim, pasi siç thonë ata, për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.
“LDK-ja e ka planin për të përkrahur familjet: ta heqim TVSH-në në produkte bazike, të ulim çdo barrë tatimore dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin”, ka shkruar LDK-ja.
Opozita e ka kritikuar vazhdimisht ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti se nuk po i ndihmon qytetarët në kohën kur rritja e çmimeve është në kulm.
-
LDK: Deklaratat e fryra të Qeverisë bien në kundërshtim me realitetin që e jetojmë
-
LDK-ja akuzon Qeverinë se i mashtroi qytetarët në çështjen e pagave
-
LDK: Qeveria po pasuron vetveten duke varfëruar qytetarët
-
Hamza: Kosova në krizë, qytetarët po paguajnë më shumë për të jetuar më keq
-
PDK-ja kërkon pako emergjente për përballimin e çmimeve