Arbëri

LDK: Mësimi nga e hëna t’i kthehet orarit të rregullt

Grupi Parlamentar i LDK-së në debatin në Kuvend lidhur me arsimin gjatë pandemisë, ka propozuar që nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet në orar të rregullt.

Avdullah Hoti nga LDK përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur propozimet që ata I kanë dhënë Kuvendit të Kosovës.

“Pas marrjes së opinionit të IKSHP-së, nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt. Të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës, bazuar në një plan për mësim intenziv të natyrës së shkollave verore, që duhet të koncentrohet në lëndët kryesore. Deri më 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, në të gjitha nivelet duke përfshirë institucionet publike dhe private, në mënyrë që të të jemi të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022” ka shkruar Hoti.