Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Arsimit planifikon që nga e hëna të gjithë nxënësit t’u kthehen shkollave

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka njoftuar në emisionin “60 minuta” në KTV planin e Ministrisë së Arsimit që nga e hëna të gjithë nxënësit dhe studentët t’i rikthehen procesit mësimor të normalizuar.

Sipas tij, ideja për kthim në normalitet ka ardhur pas rënies së rasteve me COVID-19 javëve të fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke e pa rënien e rasteve këto dy javët e fundit, edhe ne kemi marrë hapa për normalizim të procesit mësimor. Plani është që procesi mësimor të normalizohet nga java e ardhshme. Po zhvillohen konsultimet e fundit me autoritetet shëndetësore. Po shpresojmë nga e hëna nxënësit të kthehen në shkolla”, ka thënë ai.

Sipas tij, tash një pjesë e përgjegjësisë për përcjellje të gjendjes do t’u bartet task-forcave të shkollave në vend.

“Për momentin me masat ekzistuese 539 nga 779 shkolla sa i ka Kosova, mbi 69 për qind punojnë me orar të plotë me prezencë të plotë të të gjithë nxënësve... Ideja është që nga e hëna të kthehen të gjithë në shkolla e të përcillet gjendja”, ka thënë ai duke shtuar se vendimi pritet që të merret në fundjavë.

Ai është shprehur i kënaqur me shkallën e vaksinimeve te mësimdhënësit për çka ka thënë se ka kaluar mbi 90 për qind.