Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se Kosova duhet të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.
Ai tha se këtë ia kanë bërë me dije edhe gjatë takimit që Kryesia e LDK-së kishte sot me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland dhe Johannes D. Rey, shef i Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Maqedoni dhe Kosovë.
Veliu tha se kanë kërkuar nga parlamentarët evropianë që Kosova ta ketë sa më parë liberalizimin e vizave për lëvizje të lirë të qytetarëve kosovarë në shtetet evropiane, ngase ajo tashmë ka përmbushur kriterin për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, transmeton kp.
Numri dy i LDK-së ka bërë të ditur se në takim me parlamentarët evropianë kanë biseduar edhe për çështje tjera me rëndësi për Kosovën.
Ndërsa, zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland tha se është i kënaqur që LDK është pro dialogut Kosovë-Serbi.
-
Eurodeputetët kërkojnë nga Merkeli përmbushjen e obligimeve ndaj Kosovës për liberalizim vizash
-
Veseli: BE-ja duhet t’i japë Kosovës përgjigjen meritore për vizat
-
Opozita mirëpret vendimin për vizat
-
Deputeti i PE-së premton angazhim për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Palokaj: Deri në fund të vitit besoj që do të kalojë vendimi për liberalizim të vizave