Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK kërkon që Haliti të përjashtohet nga seanca

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të ndërmerren masa ndaj Xhavit Haliti pasi që sipas tij e ka sulmuar deputetin Arben Gashi.

Reagimi i Hotit ka ardhur pasi ka parë filmimet në media, ku sipas tij, shihet qartë që Haliti e ka sulmuar qëllimisht deputetin Gashi.

Në të kundërtën sipas Hotit, ata nuk do të qëndrojnë në seancë ku po votohen kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Veseli, tha se ka reaguar menjëherë pas rastit por Hoti këmbëngulë që Veseli ta përjashtojë Halitin nga seanca.

Artikuj të ngjashëm