Arbëri

LDK-ja thërret Konventën Programore të partisë më 29 dhe 30 prill

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhje të premten ku ka vendosur që të thërras Konventën Programore të partisë të quajtur “Lidhja për të Ardhmen”.

Konventa është planifikuar që të zhvillohet më 29 dhe 30 prill të këtij viti.

Në këtë konventë programore, më të madhen të organizuar nga LDK-ja janë ftuar të gjithë anëtarët e kuvendit të partisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përmes kësaj konvente do të bëhet organizimi i programit politik dhe qeverisës të LDK-së.

“Do të ftohen të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, deputetët, kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët, kryesitë, anëtarët e kuvendeve rinore dhe të gjitha strukturat tona në një punim dy ditor ku do ta nisim organizimin e programit tonë politik dhe qeverisës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka sqaruar se do të ketë 28 grupe punuese në fusha të ndryshme, nga politika e brendshme e deri te ajo e jashtme.