Sekrete vazhdon të mbetet marrëveshja e koalicionit të LDK-së me Listën Serbe.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që hodhi nënshkrimin në këtë marrëveshje, tri javë më parë kishte premtuar publikimin e saj.
Por përmbajtja e saj ka mbetur enigmë, përveç dy posteve ministrore që Lista Serbe do t’i ketë në Ekzekutiv, raporton KOHA.
Edhe në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes më 29 prill, mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, kishte premtuar publikimin e saj, por kjo nuk ka ndodhur.
Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”, thotë se janë disa arsye pse LDK-ja heziton të publikojë marrëveshjen me partinë e udhëhequr nga Goran Rakiqi.
Televizioni ka provuar të marrë qëndrim për këtë nga mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, nga sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, si dhe nga zëdhënësi Besian Mustafa, por asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar.
Edhe
LDK-ja s’jep shpjegime pse po e mban sekret marrëveshjen me Listën Serbe
LDK-ja, që synon ta udhëheqë Qeverinë, marrëveshje për bashkëqeverisje ka arritur edhe me AAK-në, Nismën dhe minoritetet joserbe.
Por ky koalicion është në pritje të vendimit të Kushtetueses, pas dekreti i presidentit u dërgua atje për vlerësim.
-
LDK-ja e mban ende të fshehtë marrëveshjen me Listën Serbe
-
Mustafa: VV-ja jo vetëm që ka bashkëpunuar, por ka qenë në një lloj koalicioni me Listën Serbe
-
LDK-ja s’do koalicion me AKR-në, por të garojnë me listë të përbashkët
-
Shoqëria civile thotë se largimi i Listës Serbe nga koalicioni paralizon Qeverinë