Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja: Propaganda e Kurtit seriozisht dëmton shëndetin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shkojë më tepër në QKUK dhe me më pak pompozitet. LDK ka thënë se në shëndetësi ka nevojë për personel, pajisje e aparatura.

“Në QKUK, kryeministri duhet të shkoj më shpesh dhe me më pak pompozitet. Në sektorin ku nuk dihet kush është realisht ministër, ka nevojë për më shumë personel, pajisje dhe aparatura. Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve - me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka. Këta pacientë e kanë të pamundur të marrin shërbimin e duhur, nga mungesa e stafit të stërngarkuar e të keqpaguar. Mirëpo të gjitha këto, nuk i interesojnë kryeministrit që e ka prioritet spektaklin; duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën”, thuhet në reagimin e zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi, të postuar në Facebook.