Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka kritikuar qasjen e Qeverisë lidhur me krizën energjetike në vend.
Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se KEDS-i, KESCO dhe KOSTT-i janë të zhytur në borxhe dhe sipas saj, kriza vetëm sa do të thellohet.
Ajo ka thënë se nuk është bërë asnjë hap nga qeveria për sigurimin e burimeve alternative për ngrohje.
“Plan për kontraktime afatgjate duhet të bëjë qeveria, e cila deri tash ka refuzuar”, ka thënë ajo.
Deputeti Besian Mustafa, ka thënë se duhet të bëhet zbritja e TVSh-së nga 8 për qind në 0 për qind në fatura të energjisë.
Sipas tij, duhet bëhet pakoja e re e subvencionimit për sezonin e dimrit, heqja e tarifave diskriminuese ku barra i ngarkohet një grupi të caktuar të shoqërisë.
Edhe
LDK-ja e kritikon Qeverinë për qasjen ndaj krizës energjetike
Ai ka thënë se duhet të ketë rishikim të plotë të tarifave, koordinim më të mirë me vendet e rajonit, duke themeluar bursën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri.
“Në planin afatgjatë të nisin procedura për krijimin e burimeve vetanake, me gaz e energji solare”, ka thënë ai.
-
LDK-ja kërkon heqje të TVSH-së nga faturat e rrymës
-
Bajrami për "mafinë energjetike": Xhepat e tregtarëve trashen në kurriz të qytetarëve
-
Bajrami: Po të kishim Kuvend do të diskutonim për KEK-un dhe mafinë energjetike
-
ZRRE-ja e AKK-ja bojkotojnë takimin e LDK-së për liberalizim të tregut të energjisë