Në një intervistë, kryeministri Isa Mustafa ka komentuar kërkesën e kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që të jetë një qeveri me gjithëpërfshirëse.
Kreu i LDK-së e ka quajtur të parealizueshme idenë e Haradinajt.
“Sa i përket Haradinajt ai ka të drejtë të kërkojë. Unë nuk shoh mundësi të një qeverie gjithëpërfshirëse sepse ajo kërkon një konsensus prapë gjithëpërfshirës të të gjitha subjekteve politike në Kosovë”, ka thënë Mustafa për Kosovapress.
Qeverinë gjithëpërfshirëse më me ngulm e do kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli që është pjesë e koalicionit parazgjedhor bashkë me LDK-në e Alternativën. Në një koment të mëhershëm, krerë të LDK-së kanë thënë se AKR-ja nuk mundet tu tregojë se me kë duhet bërë koalicion.
-
Mustafa e quan të parealizueshme idenë e qeverisë gjithëpërfshirëse
-
AAK përkrah një qeveri me bazë të gjerë, është e gatshme edhe për zgjedhje të reja
-
Isa Mustafa s’e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryeministër
-
Mustafa dëshiron koalicion me Vetëvendosjen, por që kryeministri të jetë nga LDK-ja
-
Nuk pëlqehet ideja e qeverisë gjithëpërfshirëse që LDK-ja thotë e ka opsion të dytë