Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur punën me premtime për rend e rregull duke larguar shitësit ambulantë nga qendra e qytetit.
Por arkitekti që udhëheq Komunën nuk ka vepruar kështu me partinë me të cilën i fitoi zgjedhjet.
Selia qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës në kompleksin “Qafa” në Prishtinë ka marrë pamje tjetër. Pamja e re nuk përkon me objektet përreth, të cilat së bashku janë pjesë e zonës së mbrojtur.
Në Komunën e Prishtinës që tashmë udhëhiqet nga LDK-ja nuk kanë kthyer përgjigje që nga java e kaluar për punët ilegale në partinë e tyre.
Ish-kryetari, Shpend Ahmeti, ka thënë se derisa ai ka qenë kryetar nuk është dhënë leje e as pëlqim për ndërhyrje.
Edhe
VV-ja paralajmëron kallëzim penal për Komunën e Prishtinës lidhur me objektin e LDK-së
“Si Komunë e kemi diskutuar me LDK-në dhe ua kemi sqaruar që nuk pasur të drejtë për ndërhyrje aty. Leje nga ne nuk kanë marrë”, ka thënë Ahmeti.
Në kërkesën zyrtare as LDK-ja nuk ka kthyer përgjigje derisa në pranim të telefonatës së parë kanë thënë se fasada e re është për t’i mbuluar kabllot.
Objektet e Qendrës së Prishtinës kanë hyrë në mbrojtje të përkohshme nga shteti.
Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë thënë se do të merren me punimet e bëra nga LDK-ja.
“Ndërtesa e selisë së LDK-së e cila gjendet në kompleksin ‘Qafa’ nuk gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës, por gjendet në zonën mbrojtëse të kësaj qendre. Në QRTK në Prishtinë nuk është pranuar kërkesë për pëlqim, për realizimin e intervenimit në këtë ndërtesë. Ministria e Kulturës do të vazhdojë me procedurat e tjera administrative sipas Ligjit për trashëgimi kulturore”, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.
Arkitekti Bekim Ramku thotë se ky ndryshim është gabim dhe dëmton pamjen origjinale.
“Ajo është pjesë e kompleksit të ‘Qafës’ dhe të intervenohet vetëm në një pjesë të ndërtesës është gabim. Nuk është që nuk është bërë ashtu edhe në pjesë të tjera, por besoj që është gabim nëse e kanë marrë lejen, është shumë gabim. Nëse janë kabllot është shumë gabim, sepse ato duhet të evitohen, nuk ka fare lidhje me dizajnin origjinal, të përshtatet dhe nëse nuk mund të evitohet si shembull izolimi duhet të bëhet i brendshëm, nuk ka kurrfarë arsyeje të bëhet me atë material”, tha Ramku.
Edhe
Rama: LDK-ja duhet të qëndrojë e bashkuar, ta luftojë autokracinë
Intervenimet që po bëhen në ndërtesat e vjetra të Prishtinës, duke përfshirë këtë të LDK-së, nuk po pëlqehen as nga banorët.
Zyra Qendrore e LDK-së e vendosur mes ndërtesave të tjera kolektive, banorëve u ka shkaktuar probleme edhe me parkingun, të cilin me leje e kishte rrethuar vetëm për veturat e tyre.