Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja mirëpret qëndrimin e Gjermanisë dhe Austrisë për territoret

Foto: Koha

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij e mirëpret deklaratën “e qartë” të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të të vendeve, kundër eksperimentit të shkëmbimin të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E vlerësojmë shumë kontributin e këtyre dy vendeve, dhe të vendeve të tjera mike, në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, e jo për të copëtuar atë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Artikuj të ngjashëm