Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot, lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ia ka konfirmuar KOHËS se mbledhja e Grupit Parlamentar do të mbahet sot në orën 13:00 në Kuvend të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, është e vërtetë që do të mblidhemi dhe të diskutojmë për gjendjen e krijuar. Ende nuk kemi diskutuar me asnjë parti lidhur me nënshkrimet për mocion”, ka thënë ai.
Katërdhjetë nënshkrime të deputetëve duhet të mblidhen për inicimin e mocionit të mosbesimit.
Mocioni i mosbesimit për Qeverinë Kurti, pjesë e të cilës është LDK-ja, u paralajmërua të mërkuren mbrëma. Për një gjë të tillë u vendos në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.