Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilloi takim me kryetarët e degëve të LDK-së, pas takimit të djeshëm të Kryesisë Qendrore të partisë.
Në njoftimin për media thuhet se të dy takimet u kryesuan nga kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër në detyrë, akademik Isa Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takimin e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht rreth seancës konstituive të Kuvendit. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione dhe se çdo ditë e humbur pa institucione është humbje për qytetarët e Kosovës. LDK i bën thirrje tërë spektrit politik që secili të marrë përgjegjësitë e tyre politike dhe t’i ushtrojë ato konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive, duke mos i bllokuar institucionet”, thuhet në njoftimin për media.
Në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua për kriteret për kandidatë për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë si dhe përgatitjet tjera organizative.
“Me kërkesë të disa kryetarëve të degëve, LDK përmes degëve të saj në diasporë, do të organizojë takime informuese rreth procesit të votimit në diasporë, pasi që një numër i madh i veprimtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, kanë shprehur interesimin të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në fund të komunikatës.