Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ta kaluar në lexim të dytë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se seanca do të mbahet në orën 11:00 të premten.
Ky projektligj do të shkojë në kryesinë e Kuvendit pa miratimin e disa prej komisioneve.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Legjislacion nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje për Raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.
Ndërsa, Komisioni për Integrime Evropiane, që gjithashtu shqyrtoi sot këtë projektligj nga aspekti i përputhshmërisë së tyre me legjislacionin e BE-së, e mbështeti dhe vendosi t’i procedojë tutje sipas Rregullores së Kuvendit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 12 tetor me 64 vota “për” miratuan në parim projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Në tentimin e shtatë koalicioni i shumicës parlamentare ka arritur të sigurojë votat e nevojshme. Ndërsa dy partitë opozitare, LVV e PDK nuk votuan.
Edhe
Në përpjekjen e tetë, me 72 vota miratohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike
Në këtë projektligj është paraparë edhe tërheqja e mjeteve të Trustit nga ana e qytetarëve.
Ne emer te deputeteve nenshkrues, dorezova kerkesen per seance te jashtezakonshme, per te kaluar ne lexim te dyte, ligjin për rimekembje ekonomike. Seanca do te mbahet diten e premte ne ora 11:00
Posted by Arben Gashi on Tuesday, November 3, 2020