Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të fshatrave dhe bashkësive lokale në zonën urbane duke e vlerësuar si një proces të zvarritur nga ish-qeverisja e kaluar e LDK-së.
Ndërkohë që pas publikimit të këtij vendimi menjëherë ka reaguar subjekti më i madh opozitar, LDK-ja, duke sqaruar se përzgjedhja e kryetarëve të fshatrave në këtë mënyrë është një proces politik dhe kjo nuk do t’i shërbejë aspak komunitetit, por partive politike e sidomos qeverisjes lokale. Sipas LDK-së, ky proces nuk mund të realizohej pa një konsensus paraprak në mënyrë që politika të mos jetë e përzier, shkruan sot Koha Ditore.
Sidoqoftë në vendimin e Komunës, midis të tjerash, thuhet se kryetari i Komunës i ka shpallur këto zgjedhje për fshatra dhe zona urbane.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Kontestohet procesi i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave në Ferizaj
-
Zvarritet procesi i zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave në Ferizaj
-
Shpallen zgjedhjet për kryetarë të fshatrave dhe bashkësive lokale në komunë të Ferizajt
-
Zvarritet prej muajsh zgjedhja e përfaqësuesve të fshatrave në Ferizaj
-
LDK-ja shpall zgjedhjet e brendshme në 11 komuna